Low: Spanja do t’ia sheh sherrin Julen Lopeteguit!
Joachim Low ka komentuar ndryshimet që kanë ndodhur te kombëtarja spanjolle
Spanja sot shkarkoi trajnerin Julen Lopetegui dhe vendin e tij e zuri Fernando Hierro, shkruan Periskopi.
Këto ndryshime ndodhën vetëm një ditë para se të fillojë Kampionati Botëror dhe do të ndikojnë për të keq te Spanja sipas Joachim Low.
“Unë nuk e di se çfarë ndodh pas skenave te federata spanjolle, por kjo është diçka e pazakontë,” ka thënë Loë.
“Ishte një surprizë e madhe, pasi erdhi nga hiçi. Sigurisht që do të ketë pasoja për ekipin e Spanjës. Gjithsesi, ata kanë një filozofi të qartë për lojën, pasi lojtarët kanë vite së bashku,”. /Periskopi/



