Ylli i Manchester Unitedit nuk pranon kontratën e re, kërkon largimin nga ‘Old Trafford’
Anthony Martial dëshiron që të largohet nga Manchester United me Juventus që është i interesuar për shërbimet e tij
Anthony Martial erdhi te United në vitin 2015 për 60 milionë euro nga Monaco, por ka dështuar që të gjej një vend në formacionin startues, shkruan Periskopi.
Agjenti i francezit ka bërë të ditur se klubi anglez i ka bërë ofertë për vazhdimin e kontratës, por që lojtari nuk ka pranuar pasi dëshiron që të luajë më shumë.
“Pas reflektimit të kujdesshëm mbi të gjitha mundësitë dhe të gjitha parametrat, Anthony ka vendosur që ai të largohet nga Manchester United”, tha agjenti Philippe Lamboley për RMC Sport.
“Ka shumë arsye, për momentin është shumë herët për të thënë. Anthony do të shpjegojë në më shumë detaje më vonë.
“Manchester United dëshironte t’i ofronte Anthonyt një zgjatje të kontratës pasi ata nuk duan që ai të largohet, por nuk kemi arritur të arrijmë një marrëveshje pas disa muaj bisedimesh.
“Nëse Manchester United, klubi më i fuqishëm në botë, nuk mund të arrijë një marrëveshje pas tetë muaj negociatash, kjo do të thotë se ata nuk e konsiderojnë atë si një lojtar të rëndësishëm,”. /Periskopi/



