Behrami flet për ndeshjen me Brazilin: Nuk e di si do ta ndalim Neymarin!
Kupa e Botës fillon nesër me takimin ndërmjet nikoqirit Rusisë me Arabinë Saudite, ndërsa të dielën Zvicra do të luajë kundër Brazilit
Kupa e Botës ‘Rusi 2018’ do të fillojë për më pak se 24 orë dhe tani entuziazmi është rritur dukshëm, ndërsa shqiptarët me padurim do t’i presin ndeshjet e Zvicrës, shkruan Periskopi.
Te Zvicra shqiptarët si Xhaka, Shaqiri, Behrami pritet të jenë startues.
Valon Behrami ka folur për takimin e parë që ‘Helvetikët’ do ta luajnë kundër Brazilit.
“Mendoj se të dielën pesë minuta para ndeshjes do të mendoj për Brazilin. Në kampionatet tjera mendoja për ndeshjen hapëse dy javë më parë, duke e ndjerë presionin e madh. Humbisja shumë energji. Por, ka 18 vjet që jam një profesionsit. Këtu në Rusi është secili moment i rëndësishëm, e për mua është ndoshta gara e madhe e fundit në karrierë”, ka thënë Behrami.
Mesfushori nga Mitrovica do të ketë për detyrë që të merret me Neymarin në ndeshjen kundë Brazilit dhe e sheh këtë sfidë si shumë të vështirë pasi ylli i PSG është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.
“Neymari është në top tre lojtarët më të mirë në botë. Ne vetëm mund të shpresojmë që ai të ketë një ditë të keqe. Në duel një me një Neymari është i pandalshëm, ne duhet që së bashku si ekip ta bëjmë këtë. Por, në fakt, nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndalur atë”. /Periskopi/



