“Nëse Messi do të ishte brazilian, ai do të ishte kampion bote deri tani”
Sulmuesi i Barcelonës do të jetë në kërkim të lavdisë globale përsëri me Argjentinën këtë verë, me një ikonë të Real Madridit midis analistëve që ka një mendim interesant për argjentinasin.
Lionel Messi duhet të shpresojë që t’i jap fund vështirësive me kombëtaren e tij, Argjentinën këtë verë, me Roberto Carlos duke fërkuar kripën në plagët e një ikone të Barcelonës duke vënë në dukje se nëse ai do të ishte brazilian “ai do të ishte kampion bote” deri tani.
Personi i cili i ka gumbulluar suksese të jashtëzakonshme ekipit të Camp Nou dhe fitues i pesë topave të artë është duke pritur që ta bëjë të lumtur vendin e tij me fitimin e Kupës së Botës për këtë vit, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.
Roberto Carlos, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002, i tha TyC Sports: “Nëse Messi do të ishte brazilian, ai do të ishte një kampion botëror”.
I pyetur se me cilin prej lojtarëve si Neymar, Messi apo Cristiano Ronaldo do të luante, ai u përgjigj: Ronaldo.
Ronaldo është gjithashtu në Rusi këtë verë, me 33-vjeçarin duke kërkuar të sjellë shkëndijë për fituesit e Euro 2016./Periskopi/



