Neymar e pranon: Nuk vlej 222 milionë euro!
Neymar ka thënë se çmimi prej 222 milionë euro që është paguar nga PSG për të është i lartë
Ylli brazilian është transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi verën e kaluar kaloi nga Barcelona te PSG për shumë prej 222 milionë euro, shkruan Periskopi.
“Unë nuk jam krenar me shumën që është paguar për mua. Ato janë vetëm para dhe asgjë tjetër. Personalisht do të paguaja më pak për vetën time,” ka thënë Neymar.
“Unë gjithmonë kam dashur që të jem i veçantë. Ky ishte objektivi im që nga mosha 11 vjeçcare kur kam filluar që të luaj futboll.
“Unë me të vërtetë kam punuar shumë dhe kam sakrifikuar shumë për të qenë këtu ku jam sot. Jam krenar që kam arrtiur objektivat e mia që i kam pasur si fëmijë,” përfundoi ylli i PSG.
Ndryshe, Neymar pritet që ta udhëheq Brazilin drejt sukseseve në Kupën e Botës. /Periskopi/



