Robbie Williams ofendon të gjithë nga stadiumi (Foto/ Video)
Ka përfunduar ceremonia hapëse e Kupës së Botës ku ka përformuar super ylli i muzikës pop, Robbie Williams. Ishte ceremoni spektakolare e mbajtur në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, para mijëra shikuesve, ku këngtari më famë botërore, Robbie Williams ka perfomuar disa nga hitete e tij.
Në performancën e tij është shfaqur edhe sopranoja ruse, Aida Garifullina e cila ndihmoi Williams me vokale.
Këngëtari anglez gjatë performancës së tij ka bërë nje gjest të pakëndëshëm, pasi i është afruar kamerës që regjia e kishte në dalje të transmetimit dhe i ka drejtuar gishtin e mesëm. Ky veprim i tij ka çmenduar internetin me reagime negative, për shkak se ceremoninë hapëse të Kupës së Botës ishin duke e shikuar edhe miliona fëmijë në botë.
Shikojeni këtë moment:
Our first unforgettable #WorldCup moment of the tournament. Thanks @robbiewilliams. pic.twitter.com/QlxQbvN2Uy
— Adam Serrano (@AdamSerrano) June 14, 2018




