Përse na bien flokët?

Përse na bien flokët?

Të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar te jetës të na bien flokët, madje sipas ekspertëve të shëndetit është mëse normale që një njeri të humbë rreth 50 deri në 100 qime në ditë.

Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme. Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj, gjendje të cilat shpeshherë priremi t’i harrojmë dhe mendojmë se rënia ndodh si pasojë e ujit apo keqpërdorimit me paisjet estetike si tharësja e flokëve apo drejtueset.

Këto janë 5 arsyet shëndetësore përse na bien flokët

1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si meshkujt dhe femrat, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenit) që veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të bien në pjesën ballore të kokës, tek ajo që njihet si vija ndarëse e flokëve. Rreth 1/3 e femrave rrezikojnë të preken nga alopecia që nga puberteti deri në menopauzë./periskopi.com

2.Sëmundjet autoimune: Krahas alopecisë angrogjenike, ekziston edhe një sëmundje tjetër autoimmune si alopecia areata që çon në rënien e flokëve. Kjo gjendje shëndetësore shkakton rënie të flokëve kur vetë sistemi imunitar lufton qelizat e shëndetshme dhe ‘’sulmon’’ folikulat.

3.Sindroma Policistike Ovariane: Sindroma Policistike Ovariane krijohet si pasojë e çrregullimeve hormonale. Vezoret prodhojnë më shumë testosteron se zakonisht, e që ndikon në shtimin e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit ose rrallimin e flokëve.

4.Marrja e medikamenteve të ndryshme: Antidepresivët dhe ilaçet antiinflamtorë janë të lidhura drejtpërdrejt me rënien e flokëve. Kini kujdes kur merrni medikamente të tilla pasi mund të vin re rënie masive.

5.Shtatzënia: Zakinisht femrat vënë re rënie të flokëve pas sjelljes në jetë si pasojë e çrregullimeve hormonale, por ky problem mund të shfaqet në çdo stad të shtatzënisë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Specialja refuzon për të dytën herë 40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun

Në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë, është refuzuar për të dytën herë kërkesa…

Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje (Foto)

Artisti i njohur Gramoz Aliu – Mozzik ka publikuar një postim nga Sheshi Adem Jashari…

“Ndihma jonë nuk është vlerësuar”, përplasje mes presidentit polak dhe Zelenskyt

Presidenti polak, Karol Nawrocki i tha sot homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se ukrainasit…

Dy të lënduar nga përplasja e trenit me një automjet në Drenas

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një…

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën udhëheqëse të mandatit të tretë të…

AKK: Komunat nuk janë bankomat i KQZ-së

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur  kundërshtim ndaj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve…

Bahamas njeh Kosovën

Shteti ishull Bahams është bërë vendi i fundit që ka njohur shtetin e Kosovës. Bahamas…

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit…