Ky është reagimi i Piques pasi Griezmann refuzoi Barcelonën për të qëndruar te Atletico Madrid
Antoine Griezmann dje bëri të ditur vendimin për të qëndruar te Atletico Madrid
Ylli francez u kërkua me ngulm nga Barcelona, por në fund vendosi që të qëndronte në klubin ku shpërtheu si lojtar, shkruan Periskopi.
Gerard Pique e ka komentuar vendimin e Griezmann duke i uruar atij suksese me Atletico Madridin.
“Kjo ishte një mënyrë tjetër për të parë jetën e një futbollisti dhe dyshimet e tyre kur është fjala për marrjen e vendimit më të rëndësishëm të karrierës së tyre”, shkruan Pique në Twitter.
“Faleminderit ‘Studios Kosmos’ dhe sidomos Griezmann’it për këto javë të fundit.
“Ju keni vendosur të qëndroni në Atletico Madrid dhe shpresoj që sezoni tjetër të shkojë mirë për ju,”. /Periskopi/



