Zyrtare: Real Madrid arrin marrëveshje me Santosin për supertalentin brazilian
Talenti brazilian Rodrygo nga vera e ardhshme do të jetë lojtar i Real Madridit
Klubi spanjoll dje zyrtarizoi Julen Lopeteguin si trajner i skuadrës së parë për edicionin e ardhshëm, ndërsa sot ka mbyllur marrëveshjen me Rodrygon, shkruan Periskopi.
Ky transferim do të kompletohet në korrik të vitit 2019 dhe lajmin e ka bërë të ditur klubi brazilian Santos me anë të një komunikate.
“Klubi i Futbollit Santos dhe Real Madridi C.F. arritën një marrëveshje për transferimin e Rodrygo. Futbollisti do të kalojë në klubin spanjoll në korrik 2019,” thuhet në njoftimin e klubit brazilian.
17-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 15 paraqitje me Santosin, derisa është pjesë edhe e kombëtares U-17 të Brazilit.
Ky transferim pritet t’i kushtojë Realit rreth 45 milionë euro./Periskopi/
O Santos Futebol Clube e o Real Madrid C.F. chegaram a um acordo para a transferência futura do atleta @RodrygoGoes. A ida do atleta ao clube espanhol está programada para julho de 2019.
Mais detalhes em https://t.co/XLLTyz4MaT pic.twitter.com/YLZ5O6J1ub
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) June 15, 2018



