Tifozët e Unitedit kërkojnë nga Mourinho që ta sjellë në skuadër mesfushorin rus që shkëlqeu ndaj Arabisë(Foto)
Aleksandr Golovin pati një paraqitje fantastike e cila nuk u la pa u komentuar edhe nga ana e Jose Mourinhos
Rusia e nisi në mërnyrë perfekte Kupën e Botës duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5:0 Arabinë Saudite, shkruan Periskopi.
Në këtë takim shkëlqeu Aleksandr Golovin, i cili shënoi golin e pestë nga gjuajtja e lirë.
Tifozët e Unitedit pas komenteve të Mourinhos për Golovinin i kanë kërkuar atij që ta sjellë mesfushorin rus në ‘Old Trafford’.
“Unë mendoj që Dzagoev ishte duke luajtur mirë, por kur ai u largua, Golovin u vendos më në qendër dhe e ndihmoi skuadrën më shumë,” ka thënë Mourinho.
“Golovin është ‘playmaker’. Ai i jep shumë energji skuadrës. Cheryshev është më shumë anësor,”.
Menjëherë pas këtyre komenteve, tifozët e klubit anglez kanë kërkuar që Mourinho ta sjellë 22-vjeçarin e CSKA Moskës në ‘Old Trafford’.
Kujtojmë që për Golovin po interesohen edhe klubet si Arsenal e Juventus. /Periskopi/




