Trjaneri më kontravers në botë nënshkruan kontratë me njërin prej klubeve më të vjetra në Angli
Leeds ka konfirmuar ish-bosin e Argjentinës Marcelo Bielsa si trajner të ri të tyre në një marrëveshje dy-vjeçare.
Bielsa ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, me klubin që mban shpresa për rikthim në Premierligën angleze, raportoi “Skysports”, transmeton Periskopi.
“Unë jam i kënaqur që pranoj rolin e trajnerit në Leeds United”, tha Bielsa.
“Gjithmonë ka qenë ambicia ime për të punuar në Angli dhe kam pasur disa mundësi për ta bërë këtë gjatë karrierës sime, megjithatë kam menduar gjithmonë se është e rëndësishme të presësh që projekti i duhur të vijë së bashku dhe kështu kur një klub me histori si Leeds United më bëri një ofertë, ishte e pamundur të refuzoja”.
“Unë jam i ngazëllyer për sfidën përpara dhe unë pres që të bashkëpunoj me Victor, Andrea dhe Angus, ndërsa ne punojmë shumë për të arritur gjëra të mëdha në këtë klub futbolli”.
Bielsa u shkarkua nga skuadra franceze Lille në dhjetor, pasi kishte shënduar vetëm 3 fitore në 13 ndeshje.
Sjellja e Biellsës do të rrisë shpresat për një kthim në Premierligën angleze për herë të parë që klubi nga Yorkshire kishte ra në sezonin 2003-04./Periskopi/




