Ronaldo pranon dënimin me dy vjet burg – Tronditet Portugalia
Cristiano Ronaldo ka arritur një marrëveshje me Thesarin e Shtetit në Spanjë, për t’i dhënë fund procesit gjyqësor, në të cilin ishte zhytur për evazion fiskal.
Sipas informacioneve nga “El Mundo”, sulmuesi i Real Madridit ka pranuar para Agjencisë Tatimore katër vepra fiskale, që do të nënkuptonin dy vjet burgim.
Kjo gjë nuk nënkupton pajtueshmërinë dhe pagesën prej 18.8 milion euro për krimet e kryera. Marrëveshja përkthehet në një zvogëlim të konsiderueshëm të mashtrimit, që Thesari i Shtetit i atribuonte fillimisht atij, 14.7 milionë euro, dhe më në fund e uli atë në 5.7 milionë euro.
Me këtë marrëveshje, së cilës i mungon vetëm firma e drejtorit të ri të Agjencisë Tatimore, Ronaldo mbyll të gjitha problemet e tij fiskale, si nga ana kriminale, edhe administrative. Sigurisht, ka ende një çështje për t’u diskutuar. Cristiano Ronaldo dëshiron që dy vitet burg të zëvendësohen me gjobë, duke mos dashur të ketë një një problem të natyrës penale në CV e tij njerëzore dhe profesionale.



