Unikkatil me urim të veçantë: Me pas Bajram çdo ditë, unë i kisha pasë 200 kg (Foto)
Ai nuk është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, por atë që e sjell shndërrohet menjëherë në hit, shkruan lajmi.net.
Unikkatil është goxha aktiv në rrjete sociale, e së fundi përmes tyre ka shfrytëzuar rastin t’i urojë të gjithë besimtarët me rastin e festës së Bajramit.
“Me pas Bajram çdo ditë unë i kisha pasë 200 kg ?. Me fat Fitër Bajramin ton Shqiptarëve t’besimit Islam!!”, ka shkruar ai mbi një imazh duke ngrënë bakllava.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Unikkatil është “Ni milion rrugë”, që ka marrë 4 milionë klikime në YouTube.
https://www.instagram.com/p/BkDflb_F6Qc/?taken-by=unikkatilofficial



