Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi: Kush është ekzekutuesi më i mirë i penalltive?

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi: Kush është ekzekutuesi më i mirë i penalltive?

Lionel Messi sot humbi një penallti kundër Islandës dhe kështu ia mohoi fitoren Argjentinës

Argjentina nuk arriti më shumë se një barazim sot ndaj Islandës (1:1), me yllin e Barcelonës që ka marrë vëmendjen kryesore shkaku i penalltisë së humbur, shkruan Periskopi.

Rivali i Messit dje shënoi hattrick dhe njëri nga golat ishte nga penalltia.

Cristiano Ronaldo ka goditur 133 penallti dhe ka shënuar 110, ndërsa Lionel Messi ka goditur 107 herë nga pika e bardhë ku i saktë ka qenë vetëm në 82 raste.

Kështu sipas përqindjes i bie që Ronaldo është ekzekutues më i mirë me një saktësi prej 82.6 përqind, kundrejt Messit që ka 76.6 përqind saktësi. /Periskopi/

Shpërndaje në: