Këtij deputeti të Kosovës po i pëlqen logoja e re e FFK’së (Foto)

Këtij deputeti të Kosovës po i pëlqen logoja e re e FFK’së (Foto)

 

Logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës-FFK  ka shfaqur  pakënaqësi të mëdha tek shumica  e njerëzve, madje ajo u cilësua si dizajn i tmerrshëm.

Për dallim prej këtij grupi njerëzish, deputetit të Pavarur, Korab Sejdiut po i pëlqen kjo logo.

‘Logo e re e FFK-së kogja nice!!! Po më pëlqen.’, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Periskopi.

FFK në një konferencë për shtyp prezantoi fanellat e reja që do t’i bart përfaqësuesja e Kosovës.

Fanellat, që u prezantuan në tri modele të ndryshme nuk ishin temë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Shumë adhurues të futbollit, dizajnerë dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e futbollit kanë kritikuar në Facebook dhe Tëitter logon e re të prezantuar.

Logo cilësohet si tejet keq e punuar dhe që nuk përfaqëson si duhet vlerat e futbollit të Kosovës.

Madje këto pakënaqësi kanë rezultuar edhe me një peticion kundër logos së përzgjedhur, duke kërkuar largimin e saj nga përdorimi.

FFK kishte hapur për logon e re një konkurs për dizajnerë, ku të gjithë aplikuesit kanë pasur mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre për një prej simboleve kryesore të përfaqësimit të sportit të Kosovës./Periskopi/

 

Shpërndaje në: