BBC: Bebe Rexha pjesë e invazionit shqiptar të top-listave
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përveç që u shkruan tekste këngëtarëve të tjerë eminent në botë, po arrin që edhe me këngët e saj të mbizotërojë top-listat e botës.
Bebe Rexha kishte pësuar ngritjen më të madhe në karrierën e saj kur kishte ndihmuar këngëtarët Eminem e Rihana me tekste të këngëve.
Momentalisht Bebe është në Top 10-shën e yjeve të Britanisë së Madhe, duke përfshirë këtu edhe Rita Orën
I gjithë ky sukses i Bebe Rexhës vjen si rezultat i një punë dhjetë vjeçare për të hyrë ne industrinë e muzikës.
“Unë kam hapur shumë dyer, derisa duart e mia ishin të zeza dhe blu … Deri sa u gjakosen”, 28-vjeçarja i tregon BBC-së (duart e saj duken mirë, në rast se jeni të shqetësuar)./Periskopi/



