Legjenda e Manchester Unitedit tallet me frizurën e Neymarit, vendos shpageta mbi kokë (Foto)
Eric Cantona e ka ironizuar keq frizurën e yllit brazilian Neymar J.R
Neymar erdhi me një stil të ri të flokëve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, por që nuk u pëlqye edhe shumë, shkruan Periskopi.
Cantona ka vendosur shpageta mbi kokë dhe ka mbajtur fotografinë e Neymarit në një postim që e ka bërë në ‘Instagram’.
Ndryshe, dje ylli i PSG kishte një natë të keqe pasi Valon Behrami e ndali atë pothuajse në çdo aksion me Zvicrën që fitoi një pikë përballë Brazilit. /Periskopi/




