Kupa e Botës| Nisje spektakulare e Anglisë, shënon Kane pas një varg rastesh (Video)

Kupa e Botës| Nisje spektakulare e Anglisë, shënon Kane pas një varg rastesh (Video)

Edhe pse u tha që kishin bërë stërvitje duke recituar vargje nga Kurani, Tunizia nuk e ka nisur aspak mirë Botërorin “Rusia 2018”, shkruan Periskopi.

Anglia i krijoi vetëm në dhjetë minutat e parë të këtij kompeticioni 3 raste të mira shënimi. Por, goli u arrit as gjetjes së mirë brenda gjashtëmbëdhjetë metërshit të supersulmuesit Harry Kane.

Paraprakisht, Anglia kishte pasur raste të mira shënimi me Raheem Sterling që kishte dështuar ta shtyente drejt portës një top nga Jesse Lingaard.

Po Lingaard në minutën e dytë, kishte gjuajtur nga 7-8 metra por portieri i Tunizisë kishte mbrojtur me këmbë në mënyrë spektakuluare. /Periskopi

Shpërndaje në: