Griezmann zbulon arsyen kryesore se pse vendosi të qëndrojë te Atletico Madrid

Griezmann zbulon arsyen kryesore se pse vendosi të qëndrojë te Atletico Madrid

Antoine Griezmann mund të ishte bashkëlojtar i Lionel Messit nga edicioni i ardhshëm, por ai preferoi të qëndronte te Atletico Madrid

Emri i superyllit francez ishte më i përfoluri muajve të fundit pasi flitej për një kalim të tij te Barcelona, shkruan Periskopi.

Griezmann në fund vendosi që të qëndronte dhe këtë vendim e bëri të ditur me anë të një dokumentari ku drithëroi tifozët katalunas dhe ata të Atleticos.

“Dashuria dhe mbështetja e vazhdueshme që kam nga tifozët, më detyroi të vazhdoja të qëndroia në Madrid,” ka thënë Griezmann.

“Ata më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe unë tashmë jam gati për luajtur sfida të reja. Ata që kanë dashur, kanë kuptuar, për të tjerët nuk është problemi im,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: