City debakël nga Barca, Arsenali shpartallon Ludogorets (Video)

City debakël nga  Barca, Arsenali shpartallon Ludogorets (Video)

Barcelona ka mposhtur bindshëm Manchester Cityn e Pep Guardiolas me rezultat 4:0.

Rikthimi i përkohshëm i Guardiolas në Camp Nou ishte shumë i pakëndshëm për të.

Tre gola për Barcelonën i shënoi pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili realizoi në minutat 17, 61, 69.

Ndërsa golin e fundit e shënoi Neymar në minutën e 89.

Neymar humbi edhe një penalti në minutën e 87.

Vlen të ceket se City ka qenë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta 53, pas përjashtimit të portierit Claudio Bravo, ndërsa edhe Barcelona mbeti pa një lojtar në minutën e 73-të, kur Jeremy Mathiey u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

https://www.youtube.com/watch?v=3m735FEub5U

Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka shpartalluar skuadrën e Ludogorets, duke e mposhtur 6:0 në Emirates Stadium.

Golat për londinezët i shënuan Alexis Sanchez në minutën e 12-të, The Ëalcott në të 42-tën, Alex Oxlade-Chamberlain në 46-tën.

Mesut Ozil ishte padyshim lojtari i ndeshjes, i cili shënoi tre gola, të parin personal në minutën e 56-të, të dytin në të 83-tën dhe të tretin në të 87-tën.

Fitore ka shënuar edhe Bayern Munich përballë PSV Eindhoven me rezultat 4:1.

Poashtu fitore shënoi edhe Paris Saint-Germain përballë Baselit të Taulant Xhakës, në ndeshjen e cila përfundoi 3:0.

https://www.youtube.com/watch?v=ECcsisHP6Lk

Rezultatet tjera:

Dinamo Kiev 0-2 Benfica

Napoli 2-3 Besiktas

Celtic 0-2 Borussia Monchengladbach

Rostov 0-1 Atletico Madrid

/Periskopi.com

 

Shpërndaje në: