O dhondërr, u banëm horë…

O dhondërr, u banëm horë…

Një numër i vogël personash janë duke protestuar para selisë së FFK-së, për shkak të zgjedhjes së logos së Federatës së Futbollit të Kosovës. Ata me këtë rast kanë vendosur parullën ‘O dhondërr, u banëm horë’.

Para protestuesve kanë folur Eroll Salihu dhe Agim Ademi. Ata para mediave kanë deklaruar arsyet dhe mënyrën se si është zgjedhur logoja. Ndërsa grupi i dizajnerëve, të cilët janë duke protestuar nuk janë pajtuar me fjalët e tyre.

Krerët e Federatës kanë ftuar ata brenda selisë për diskutim, ndërsa mediat nuk u lejuan të hyjnë.

Logoja është kundërshtuar nga tifozët dhe dizajnerët e shumtë, duke e quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin kosovar.

FFK ka njoftuar se logoja nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s

 

Shpërndaje në: