Thaçi flet për takimin që do ta ketë të dielën me Vuçiqin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se të dielën do të takohet me homologun tij serb, Aleksander Vuçiq.
Takimi do të mbahet në Bruksel me ftesë të shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Thaçi tha se ajo i ka ftuar për të filluar fazën e re të dialogut dhe kësaj ftesë i Kosova i është përgjigjur pozitivisht.
Presidenti deklaroi se do të shikohen mundësisë e implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe për të hapur një kapitull të ri drejt marrëveshje ne mes dy shteteve.
“Takimi në nivel presidentësh do të ndodh të dielën, gjatë orëve të ardhme do të kemi kontakte me gjithë partnerët ndërkombëtar, të gjithë spektrin politik kosovar dhe me shoqërinë civile në mënyrë që të ndërtojmë një konsensus sa më të gjerë”, ka deklaruar Thaçi.



