Kim Jong Un i shkruan letër Putinit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i dërgoi një letër presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilin tha se dëshiron të mbajë kontakte të nivelit të lartë me Rusinë, njoftoi sot këshilltari i sotëm i politikës së jashtme të presidentit rus, Yuriy Ushakov.
Ai tha se nuk është arritur ende një marrëveshje për vizitën e mundshme të udhëheqësit të Koresë së Veriut në Moskë, transmeton TASS.
Kreu i Koresë së Veriut pak ditë më parë takoi presidentin e SHBA-së dhe gjatë kësaj jave pritet që të shkojë për një vizitë në Kinë takime këto që kanë sjellë një shtensionim të situatës në këtë rajon të Azisë.



