Kupa e Botës| Japonia e dominon dhe e mposht Kolumbinë
Kombëtarja e Japonisë ka fituar 2 me 1 kundër Kolumbisë së Jose Pekerman.
Gjithçka nisi më mirë për “Samurajët e Kaltër” pas një kundërsulmi ku u ndëshkua mesfushori defanziv Carlos Sanchez me karton të kuq dhe u akordua penallti në favor të tyre. Kagawa e realizoi për 1 me 0 qysh në mnutën e gjashtë.
Megjithatë, Kolumbia nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte përmes një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Quintero – i cili po luante në vend të James Rodriguezit. 1 me 1.
Në pjesën e dytë Japonia e dominoi tërësisht Kolumbinë që kishte mbetur me një lojtar më pak. Dhe, shënoi për 2 me 1, me anë të Osakos që gjuajti mirë me kokë.



