Kupa e Botës 1966 dhe 1974 kanë qenë të kurdisura, e thotë ish presidenti i FIFA-s
Ndoshta tingëllon si një teori konspiracioni, por ish presidenti i FIFA-s pretendon se Kupa e Botës të vitit 1966 dhe 1974 kishte qenë i kurdisur.
“Ishte planifikuar të fitonte vendi mikëpritës”, tha Joao Havelange në vitin 2008, raportoi “Fourfourtëo”, transmeton Periskopi.
“Ne ishim më të mirët në botë (duke iu referuar Brazilit), me të njëjtat skuadra që fituan Kupën Botërore në 1962 në Kili dhe 1970 në Meksikë”, shtoi ai.
Dëshmia e Havelange? Gjyqtarët britanikë dhe gjermanë lejuan të prisnin taktikat e ashpra për të prishur jogo bonito. Dhe kjo është prova sipas Havelanges./Periskopi/



