“Historia ende nuk ka mbaruar” – agjenti i Fekir mban shpresat për një transferim tek Liverpool

“Historia ende nuk ka mbaruar” – agjenti i Fekir mban shpresat për një transferim tek Liverpool

Derisa transferimi duket të jetë i parealizueshëm në letër pas një përplasje misterioze në bisedime, përfaqësuesi i lojtarit është në bisedime.

Agjenti i yllit të Lyon mban shpresat se lojtari Nabil Fekir mund të transferohet në Anfield, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

Fekir ishte shfaqur i vendosur për t’u bashkuar me finalistët e Ligës së Kampionëve të Jurgen Klopp pasi kishte rënë dakord për një transferim prej 60 milionë funta.

“Ende nuk ka marrë fund e gjithë historia”, tha përfaqësuesi i lojtarit.

Fekir ishte një nga yjet e sezonit në Ligue 1, duke shënuar 18 gola mbresëlënëse dhe 8 asiste në 30 të ligës franceze./Periskopi/  

Shpërndaje në: