Vritet edhe një reper amerikan

Vritet edhe një reper amerikan

Ylli i muzikës rep Jimmy Wopo është vrarë në Pitsburg me dy plumba, njoftoi sot menaxheri i tij Taylor Maglin.

Wopo (21) u identifikua të hënën, disa orë pas vrasjes së reperit tjetër 20-vjeçar XXXTentacion në Florida.

Hetimet e policisë tregojnë se mbi reperin ishte shtënë nga afërsia.

Emri i tij i vërtetë është Travon Smart dhe në skenën muzikore u ngjit në vitin 2016, kur kënga „Elm Street“ pati mbi gjashtë milionë shikime në YouTube.

Shpërndaje në: