Një detaj interesant dhe emocional e lidh Ronaldon me stadiumin ku po luan kundër Marokos
Cristiano Ronaldo ka nisur paraqitjen e sotme kundër Marokos në mënyrë fantasike. Shënoi gol që në minutat e para në kuadër të Grupit B të Kupës së Botës.
Mirëpo ka diçka që e lidh Ronaldon me stadiumin Luzhinki të Rusisë.
Ai paraqitet në këtë stadium për herë të parë pas një dekade që kur kishte fituar për herë të parë si një superyll Ligën e Kampinëve pikërisht në këtë stadium, shkruan Periskopi.
Liga e Kampionëve ishte luajtur në këtë stadium në vitin 2008 dhe Ronaldo kishte dalë fitimtar kundër Chelseait/Periskopi/



