Drogba: Ai është sulmuesi më i mirë në botë
Didier Drogba ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë
Cristiano Ronaldo po del të jetë vendimtar për Portugalinë në Kupën e Botës pasi në dy ndeshje ka shënuar plotë katër gola, shkruan Periskopi.
Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba e vlerëson lartë Ronaldon dhe në intervistën e fundit ka thënë se ai është sulmuesi më i mirë në botë.
“Ai për momentin është sulmuesi më i mirë në botë,” ka thënë Drogba.
“Ai është i kompletuar, mund të shënojë me kokë, me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë nga gjuajtjet e lira.
“Unë mendoj se një mbrojtës e ka shumë të vështirë të luajë kundër tij pasi ai gjithmonë është në lëvizje,”. /Periskopi/




