Ronaldo: Kurrë s’kam menduar se do të arrij këtu ku jam sot, ky është momenti më i vështirë në jetë!
Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe në një rrëfim të fundit ai ka zbuluar shumë gjëra interesante gjatë rrugëtimit të tij si futbollist
Ylli portugez është njëri nga më të mirët në histori të futbollit duke fituar pesë herë ‘Topin e Artë’ dhe është kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë, shkruan Periskopi.
33-vjeçari po e udhëheq me mjaft sukses Portugalinë në Kupën e Botës, ku ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e para.

Ai ka rrëfyer gjithçka për ‘FOX Sports’ që nga koha kur u largua nga Madeira e deri këtu ku është sot, lojtar i klubit më të madh në botë, Real Madridit.
“Unë kurrë nuk kam menduar që do të arrij këtu jam sot,” ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Unë jam nga Madeira, një ishull i vogël në Portugali.

Ai e nisi rrëfimin duke treguar momentin më të vështirë në jetë kur u largua nga familja për të vazhduar karrierën te Sportingu.
“Largimi im nga Madeira ishte një ndryshim i madh në jetën time. Më kujtohet shumë mirë pasi ato ishin momentet më të vështira për mua. Unë kam qarë, familja ime ka qarë sepse unë gjithmonë kisha jetuar me nënën time, motrën time dhe babain tim.

“Unë i lashë atë[familjen] për të shkuar te Sporting, për të nisur një kapitull të ri në jetë, ishte një ndryshim i madh në jetën time. Ndoshta ky është momenti më i vështirë gjatë karrierës time.
Ronaldo më pas flet për largimin nga Sporting ku kalon në Ishull te klubi i Manchester Unitedit.
“Kur u largova nga Sportingu për të shkuar te Manchester United unë isha 18 vjeçar dhe më pas erdha te Real Madrid.
“Unë mendoj që në fillim gjithçka ishte e frikshme, por më pas ndryshuan gjërat për të mirë.
“Ëndrra ime gijthmonë ishte që të luaja për ekipin kombëtar dhe sigurisht hera e parë ishte shumë emocionuese. Është një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë në jetë.

“Kur e vesha për herë të parë fanellen e Portugalisë ishte një ëndërr e cila m’u bë realitet.
Ylli i Realit vazhdoi pjesën e intervistës duke folur për familjen e tij dhe ndjenjën e të qenit baba.
“Kur u bëra baba ishte një ndryshim i madh në jetën time. Unë gjithmonë doja që të kisha një familje të madhe dhe falenderoj Zotin që ma ka mundësuar këtë.
“Jam baba dhe kam katër fëmijë, jam një baba shumë i lumtur, kam fëmijë të mrekullueshëm dhe jam i bekuar,” përfundoi Ronaldo. /Periskopi/




