Totenham dhe Liverpool kapen fyt për fyt për të siguruar shërbimet e brazilianit

Totenham dhe Liverpool kapen fyt për fyt për të siguruar shërbimet e brazilianit

Totenham dhe Liverpool janë duke bërë gjithçka për të siguruar shërbimet e yllit të skuadrës franceze Malcom.

Sulmuesi anësor Brazilian ishte njëri prej emrave më të përfolur gjatë transferëve të janarit.

Arsenali ishte favorit për të transferuar 21-vjeçarin por kishte refuzuar lojtari të transferohet. Tashmë Spurt dhe të Kuqtë e Anfield janë duke shqyrtuar mundësitë më të mira për të transferuar Malcom, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Gjithashtu edhe skuadra italiane Inter është duke u interesuar për shërbimet e Malcom.

Në fakt, Inter ishte e interesuar edhe më herët për ta transferuar Malcom por nuk kishin buxhetin e mjaftueshëm./Periskopi/  

Shpërndaje në: