‘Icardi është i vdekur për ne’
Raportohet se tifozët zikaltër shkruajnë se tashmë argjentinasi është i vdekur për ta dhe se nuk llogarisin fare në shërbimet e tij.
Pakënaqësitë mes palëve erdhën pas zbulimit të autobiografisë së 23-vjeçarit, i cili kishte shkruar se është i gatshëm të thërras 100 huliganë nga Argjentina për t’u përballur me tifozët e Interit.
Dhe, pas këtyre shkrimeve, tifozët e Interit kanë shpërthyer dhe tashmë nuk e duan fare atë në skuadër. /Periskopi.com



