“As zviceranët nuk i duan shqiptarët që luajnë në kombëtaren e tyre”
Dejan Markoviq, një trajner serb që jeton dhe punon në Zvicër prej vitesh thotë se zvicëranët nuk kanë shumë simpati për anëtaret e ekipit kombëtar që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria
Zvicra do të luajë kundër Serbisë të premten në Kaliningard nga ora 20:00, në një ndeshje e cila pritet të jetë vendimtare për skuadrën që do të kalojë tutje, shkruan Periskopi.
Në qendër të vëmendjes për këtë takim janë shqiptarët që luajnë për Zvicrën.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli pritet të jenë startues në këtë takim, ndërsa për Valon Behramin nuk dihet akoma pasi ai ka pësuar një tërheqje muskulare në ndeshjen ndaj Brazilit.
“Zviceranët nuk janë shumë entuziast kur flitet për ta[shqiptarët]. Shaqiri i poshtëroi të gjithë zviceranët me këpucët e tij dhe logjikisht është e turpshme të luash për një shtet të cilin nuk e ndjen si tëndin,” ka thënë Markoviq.

“Unë kam dëgjuar nga shumë njerëz që seleksionimi i shqiptarëve në kombëtaren e Zvicrës nuk i ka pëlqyer. Ata nuk kanë asgjë me Seferovic, Rodrigo dhe Drmic, sepse ata respektojnë fanellën kombëtare.
Markoviq pret që në këtë takim të ketë provokime nga futbollistët shqiptar, por thotë që skuadra e Serbisë do ta menaxhojë mirë situatën.
“Sigurisht që mund të priten provokime, por jam gjithashtu i sigurt se ekipi ynë kombëtar është i përgatitur plotësisht për gjithçka që mund të ndodhë. Ne duhet të luajmë lojën tonë dhe të mos shikojmë në diçka që nuk ka të bëjë me futbollin,” përfundoi Markoviq. /Periskopi/



