Nainggolan zbulon gjithçka: Po më shesin pa dëshirën time!

Nainggolan zbulon gjithçka: Po më shesin pa dëshirën time!

Radja Nainggolan pritet që të kalojë tek Interi gjatë këtij afati kalimtar

Roma do ta shesë mesfushorin belg tek Interi për shumën prej 24 milionë euro, shkruan Periskopi.

Tani Nainggolan duket se e ka konfirmuar largimin nga Roma pasi iu është përgjigjur komenteve të tifozëve në Instagram.

“Mos mendo se unë jam i lumtur që po largohem nga këtu. Ndonjëherë ata[Roma] bëjnë zgjedhje për ju,” ka thënë Nainggolan në një koment në Instagram. /Periskopi/

Shpërndaje në: