Rekordet që Messi i theu mbrëmë
Argjentinasi në këtë mënyrë vendos një rekord historik pasi bëhet golashënuesi më i mirë për ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të vlefshme për Champions League.
Deri ditën e djeshme ky rekord mbahej nga legjenda Raul Gonzales i cili kishte shënuar 49 gola ndërsa Messi e ka kaluar pasi ka realizuar plot 50 gola në “Camp Nou”.
29-vjeçari gjithashtu ka vendosur edhe një rekord sa i përket tripletave të shënuara në Champions, të cilat tashmë janë 7 në karrierën e tij.
Lionel Messi në total ka shënuar plot 16 gola përballë ekipeve angleze të cilat janë si kundërshtari i tij i preferuara në Champions League.



