Më kë po e sjell bashkëpunimin Majku?

Më kë po e sjell bashkëpunimin Majku?

Këngëtari i vetëm i labelit Babastars, Majki ka qenë ndër më të përfolurit ditëve të fundit në shtypin rozë.

Jo aq për muzikë, sa ishte vëmendja te jeta personale e artistit.

Lidhja e tij e fundit me Majlindën zgjoi kureshtjen e gjithë publikut, sidomos medias të cilat së fundmi bombarduan këngëtarin edhe me informacionet për ndarjen.

Konfirmimin për prishjen e lidhjes e dhanë edhe burime të afërta me artistin.

Ndërsa sa i përket planit muzikor, Majki vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarit në industrinë e muzikës shqipe.

‘Kcen’ është produksioni i fundit që ka kaluar mbi 6 milionë klikime në YouTube, por me këtë këngë Majki nuk e përfundon vitin.

RevistaCover.al ka zbuluar se ai është në përgatitje të një dueti me një reper, emri i të cili akoma nuk është bërë i ditur.

Pavarësisht se dy bashkëpunimet e fundit kanë qenë me Getoar Selimin, kjo nuk do të jetë me të por me kë është bërë bashkë mbetet enigmë për publikun.

Shpërndaje në: