Edhe Rita Ora krenare me djemtë e Kosovës, ja çfarë bëri menjëherë pasi mposhtën Serbinë
Nata e mbrëmshme ka qenë tejet emocionuese për miliona shqiptarë anë e mbanë globit.
Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në rezultat 2-1 me dy gola të shënuar nga futbollistët shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, bëri që kjo ndeshje sportive të mbahej mend gjatë nga të gjithë.
Shumë figura publike e emra të njohur publikuan në rrjetet sociale imazhe nga ndeshja, duke treguar mbështetjen e tyre për futbollistët.
Krenare me ta është treguar edhe e madhja Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore.
Mbrëmë, Ora ka filluar t’i ndjekë të dy djemtë në rrjetin social Instagram, duke treguar se fitorja e sotme ka pasur indikacion te ajo që të ndërmarrë këtë veprim.


Rita Ora bashkë me Dua Lipën, Bebe Rexhën, Majlinda Kelmendin e Era Istrefin janë cilësuar gjithmonë si “çikat e Kosovës” që bëjnë krenare shqiptarët kudo nëpër botë.
Në listën e ndjekësve të Rita Orës në Instagram figurojnë tashmë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Duket se atyre tashmë iu bashkangjiten edhe “djemtë e Kosovës”, të cilët gjithashtu kanë arritur të na bëjnë krenarë me super arritje e tyre në futboll.






