CNN raporton drejtpërdrejt për ndeshjen Zvicër – Serbi, në qendër të vëmendjes lojtarët shqiptarë

CNN raporton drejtpërdrejt për ndeshjen Zvicër – Serbi, në qendër të vëmendjes lojtarët shqiptarë

Një nga televizonet më të mëdha në botë, CNN, ka raportuar drejtpërdrejt nga Rusia për ndeshjen e mbrëmshme mes Zvicrës dhe Serbisë, raporton Periskopi.

Gjatë raportimit, gazetarja e CNN përmendi faktin se dy golat që e shpallen Zvicrën fituese në ndeshjes u shënuan nga shqiptarët që vijnë nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Tutje, CNN përmendi raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetarja vazhdimisht theksonte faktin se ishin pikërisht golat e dy shqiptarëve që mposhtën Serbinë.

Aty, nuk u lanë pa u përmendur edhe flamujt e Kosovës e Shqipërisë që i mban në këpucë Xherdan Shaqiri.

E mjaft e diskuteshme ishte edhe festa me shqiponjë që e bën Xhaka e Shaqiri.

Në CNN u raportua se si kjo ndeshje rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në Botëror, për shkak të lojtarëve shqiptarë në Kombëtaren e Zvicrës.

Zvicra fitoi ndaj Serbisë me rezultat 2 me 1./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: