Belgjika e shkelë Tunizinë, alarmohet Anglia (Video)
Belgjika e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:2 Tunizinë
Kombëtarja e Belgjikës tregoi një ndeshje fantastike kundër Tunizisë dhe mund të kishte fituar edhe me rezultat më të thellë, shkruan Periskopi.
Eden Hazard 6′, 51′, Lukaku 16′, 45′ dhe Batshuyai 90′ ishin golashënues për ‘Djajtë’, ndërsa për Tunizinë e shënuan Bronn 18′ dhe Khazri 93′.

Kjo ishte ndeshja e cila prodhoi më së shumti gola në ‘Rusi 2018’.
Me dy fitore në total Belgjika zë vendin e parë në Grupin G dhe ndeshjen e fundit do ta lujë kundër Anglisë më 28 qershor. /Periskopi/




