“Gjëja më e mirë për mua është që të largohem nga Real Madridi”

“Gjëja më e mirë për mua është që të largohem nga Real Madridi”

Mateo Kovcic dëshiron që të largohet nga Real Madridi

Mateo Kovacic iu bashkua Real Madridit në vitin 2015, por që nga atëherë ai është vetëm një rezervist te ‘Los Blancos’, shkruan Periskopi.

Në një intervistë të realizuar me ‘MARCA’ ai ka thënë se dëshiron që të luajë më shumë dhe beson që gjëja më e mirë për të është që të largohet nga Reali.

“Unë do të doja që të luajë për Real Madridin pasi e dua futbollit dhe dua të jem në fushë,” ka thënë mesfushori kroat.

“E di se është e vështirë të jem startues te Real Madridit, veçanarisht kur e di që këtu kam ardhur në moshë të re.

“E kuptoj situatën, gjëja më e mirë për mua është të të largohem dhe të gjej një klub të ri ku unë mund të luaj rregullisht si startues,”./Periskopi/

Shpërndaje në: