Macja hyn në transmetim të drejtpërdrejtë
Një televizion lokal në Denizli të Turqisë pati një surprizë me një mik të veçantë që erdhi në studio. Macja hyri në tavolinën e studios duke ndërprerë buletini informativ.
Drejtuesi i emisionit e kuptoi situatën dhe po raportonte se moti është shumë i ftohtë. Kotelja ndoshta kishte hyrë në godinën e televizionit për tu ngrohur, duke bërë atë që të gjitha macet e adhurojnë. Ajo u ul mbi lap top dhe nuk po lëvizte.
Stacioni televiziv tha më pas se macja ishte adoptuar nga një prej anëtarëve të produksionit. / Top Channel
https://www.youtube.com/watch?time_continue=51&v=MUXK1avS9vY



