Ja si shfaqet sot Shaqiri pasi mori titullin lojtari i ndeshjes Zvicër-Serbi (Foto)
Djelmoshat shqiptarë që luajnë për Zvicrën triumfuan si asnjëherë më parë kundër Serbisë, kështu duke shënuar dy gola spektakolar.
Ajo që la më së shumti përshtypje në gjithë botën është shqiponja që Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka bënë pas golave të shënuar, shkruan Periskopi.
Nga serbët kjo u pa si provokim, për çka ata ende po ankohen. Xherdan Shaqiri madje u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes Serbi-Zvicër.
Që nga e premtja e ndeshjes së madhe, Shaqiri e Xhaka kanë postuar vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale.
Para pak minutash, Shaqiri është shfaqur me një trofe që ka marrë pas titullit si ‘Man of the Match’./Periskopi/




