Shenja e çuditshme në Lipjan që s’po e kupton askush

Shenja e çuditshme në Lipjan që s’po e kupton askush

Cili është kuptimi i kësaj shenje? A mos ndoshta rregullat e komunikacionit kanë sjellë ndonjë të re? Këto janë këto disa nga pyetjet e kalimtarëve në magjistralen Prishtinë Ferizaj.

Pikërisht tek kryqi i Lipjanit i cili njihet si udhëkryqi i aksidenteve fatale, ndodhet një shenjë që askush s’po e di për çfarë shërben, transmeton gazetametro.net.

Kalimtarët e rastit, ndonëse patentë shoferin e kanë me vite, nuk kanë parë asnjëherë shenjë të tillë.

Agim Imeraj ka 7 vite që posedon patentën e shoferit, mirëpo këtë shenjë nuk po e kupton. Njëjtë ndodhë edhe me dy shoferë të tjerë, që ankohen se mungon sinjalistika në këtë rrugë.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të flas për këtë çështje, mirëpo siç duket shenja është vendosur gabimisht.

 

Shpërndaje në: