Serbët shprehen të irrituar nga FIFA: Prapë ‘fqinjtë’ do t’i referojnë e ndihmojnë Zvicrës
Gjyqtari francez Klemen Turpan do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës, ndeshje vendimtare për të tria kombëtaret që ende e kërkojnë kualifikimin në fazën finale.
Në rast të fitores eventuale të Zvicrës ndaj Kosta Rikës, por edhe të barazimit, kombëtares serbe do t’i duhej fitorja e plotë ndaj Brazilit – gjë që zor se mund të ndodhë.
Mediet serbe, më saktë B92-shi, është ndarë i pakënaqur me përcaktimin e gjyqtarëve për këtë ndeshje. Turpan, francez, shihet si fqinj i zviceranëve dhe që mund të ndihmojë kombëtaren ku luajnë tre lojtarë kosovarë që të kalojë tutje.
Ata e kanë quajtur referimin e Felix Brychit si shumë të keq – dhe dëmtues për Serbinë, në ndeshjen e parë. /Periskopi



