Serbia e pëson keq nga Xhaka e Shaqiri, por edhe dënohet rëndë nga FIFA

Serbia e pëson keq nga Xhaka e Shaqiri, por edhe dënohet rëndë nga FIFA

Federata Internacionale e Futbollit (FIFA), ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për vendosje të flamujve diskriminues dhe hedhje në fushë të gjësendeve kundrejt lojtarëve në ndeshjen e zhvilluar me Zvicrën të premten mbrëma.

Për këto veprime FIFa ka njoftuar se Serbinë e ka dënuar me 54 mijë franga si dhe i ka tërhequr vërejtjen që këto veprime të mos përsëriten.

Serbia dënohet për herë të dytë në Botëror sherri i tifozëve të saj. Pas dënimit nga ndeshja e parë me 10 mijë euro, federata serbe është dënuar nga FIFA edhe për ndeshjen me Zvicrën e shqiptarëve. Serbët janë dënuar me 54 mijë franga  për shkak se tifozët kanë përçuar mesazhe politike.

Për Serbinë është shqiptuar edhe një vërejtje për përdorje të vazhdueshme të politikës ne futboll. Ndërkohë, selektori serb dhe kryetari i federatës serbe janë dënuar me nga 5 mijë franga zvicerane shkaku i deklaratave josportive pas ndeshjes.

Shpërndaje në: