Analisti politik thotë që “shqiponja” është bërë e ndalueshme në ndeshje ndërkombëtare

Analisti politik thotë që “shqiponja” është bërë e ndalueshme në ndeshje ndërkombëtare

Analisti i çështjeve politike Ilir Mirena, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook ku nuk është shfaqur entuziast në lidhje me dënimin që iu dha futbollistëve zviceranë me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.

Mirena ka shkruar se megjithëse Xhaka e Shaqiri do të kenë mundësi të luajnë në ndeshjen tjetër, dhe gjoba ndaj tyre nuk është e lartë, FIFA veçse ka vlerësuar si shkelje simbolikën e shqiponjës. Prandaj, çdo lojtar tjetër shqiptar që vendos të bëj të njëjtën gjë në ndeshje ndërkombëtare do të gjobitej poashtu.

Ky është statusi i plotë i z.Mirena:

“S’eshte fort per me u gezu gjoba ndaj Xhakes dhe Shaqirit. Kur gjobitesh i bjen qe ke bere nje shkelje. Pra, tash e tuje kushdo prej lojtarve shqiptare qe bene simboliken e shqiponjes ne ndeshje nderkombetare do te konsiderohet gjest jo sportiv…”

Shpërndaje në: