Postimi i harruar i Ramiz Lladrovcit: Dëshmuat se jeni shqiponja
Në natën kur u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, kishte postuar edhe Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Drenasit, shkruan Periskopi.
Të zënë me reagimet e lojtarëve, ekspertëve të futbollit, medieve serbe, dhe akterëve të tjerë me rëndësi, Ramiz Lladrovci ishte harruar krejtësisht dhe postimi i tij nuk kishte qarkulluar në gazetat online.
Lladrovci kishte shkruar se katër futbollistët me origjinë shqiptare janë përballur me sukses me kundërshtarin “si u ka hije”. Ai thotë që ata u dëshmuan se nuk janë vetëm lojtarë, por janë edhe shqiponja.
“Ky është postimi i plotë i z.Lladrovci në Facebook:
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, shqiponjat tona, krenar me Juve!
Sonte Granit, Xherdan, Blerim, Valon dhe shokët Tuaj, u përballët me sukses me kundërshtarin, si u ka hije.
Dëshmuat se nuk jeni vetëm lojtar por edhe se jeni shqiponja
Ju lumtë!”



