Hetuesi privat: Ja si ta kuptoni se partneri po ju tradhton

Hetuesi privat: Ja si ta kuptoni se partneri po ju tradhton

Drejtor i “Heartbreakers”, kompani e hetimeve private, Luke Athens, thotë se nëse veç dyshoni se partneri është duke ju tradhtuar, atëherë mundësitë janë të mëdha se kjo është duke ndodhur në të vërtetë, transmeton “Telegrafi”.

“Kur vjen koha të vendosni se a është duke ju tradhtuar partneri ose jo, intuita është mjeti më i fuqishëm që e posedoni”, thotë hetuesi privat.

Por, përveç intuitës, z. Athens thotë se ka edhe një sërë hapash, të cilat mund t’i ndërmerrni për të zbuluar nëse partneri nuk është treguar besnik.

Hapi i parë është të shikoni për marrëveshje të pazakonshme udhëtimi. Shikoni rrugëmatësin në veturë, për të parë nëse kilometrat i përshtaten distancës, në të cilën kanë thënë se do të shkojnë.

Përveç kësaj, shikoni nëse në kuletën apo xhepat e tij gjendet ndonjë faturë për dy persona, në një restaurant të shtrenjtë ose një kuti boshe e prezervativëve.

 

Shpërndaje në: