“Sa më natyrale”- tendenca e grimit për këtë verë
Kryefjala janë sytë, pa harruar konturimin e fytyrës dhe mollëzave. Për të qenë në një hap me tendencat e modes dhe njëkohësisht të bukura, këto janë këshillat tona për ju:
Kremi pudër:
Gjatë stinës së verës, përdorimi i kremit pudër duhet të përshtatet me tonalitetin e lëkurës. Specialistët sugjerojnë përdorimin e një kremi pudër të lehtë që ta trajtojë lëkurën, duke siguruar njëkohësisht mbrojtje, hidratim dhe mbulim.
Konturimi i fytyrës:
Një nga trendet e këtij sezoni, është edhe konturimi i fytyrës. Sugjerojmë përdorimin e tonit dhe shkëlqyesit të mollëzave. Aplikimi i tyre do ta theksojë edhe më shumë këtë pjesë të fytyrës.
Sy plot dritë dhe shkëlqim:
këtë sezon janë sërish në modë tonet me shkëlqim. Pak rëndësi ka ngjyra, zgjidhni një nuancë që ju pëlqen dhe vezulloni. Harrojeni përzgjedhjen e ngjyrës që kombinohet me nuancën e syve.
Nude Eyes:
Përdorini tonet edhe për hijëzim sysh edhe si ton.
Lapsi i syve:
Edhe pse për pak kohë ishte zhdukur nga sfera e bukurisë, këtë pranverë rikthehet fuqishëm. Lapsi i syve është pjesë e rëndësishme e një makijazhi të mirë, për një shikim të thellë dhe tërheqës. Përdorimi i tij plotëson pamjen. Ai aplikohet sa më afër qerpikëve, për t’i dhënë më shumë dritë syrit./periskopi.com



