Kaka: Dua të rikthehem te Milani

Kaka: Dua të rikthehem te Milani

Kaka e dëshiron rikthimin te Milani, këtë herë jo si lojtar por si drejtor.

“Do të dëshiroja të ndiqja kurset e trajnimit në Itali,” tha Kaka në një intervistë me Gazzetta dello Sport.

“Jo se unë e shoh veten në fushë, duke qenë një trajner, mendoj se jam më i përshtatshëm për një rol prapa një tavoline. Por studimi në Coverciano do të më ndihmonte të përfundoja shkollimin si trajner”, vijoi ai.

“Gjithmonë e shikoj skuadrën, nuk kam folur me Gatusson për një kohë të gjatë por shpesh bisedoj me Fassonen dhe lojtarët”.

“Kam biseduar me Andrea Pirlon në kohën e fundit, pastaj në Milano janë Dida dhe Serginho të cilët janë duke përfunduar trajnimet e tyre në Coverciano, kështu që gjithmonë jam i informuar”.

“Jam shumë i interesuar që të rikthehem në Milan. Nuk e di kur, por do të ndodhë. Shpresojë që të ndodhë sa më shpejt, sepse Milani është si një shtëpi për mua”, përfundoi braziliani Kaka.

Shpërndaje në: